
Alibeaj i kthehet Ramës në Kuvend: – Nuk të vret ndërgjegja për atë që kanë bërë të parët e tu? – Shiko non gratat e tua…

enkelejd alibeaj
Alibeaj i kthehet Ramës në Kuvend: – Nuk të vret ndërgjegja për atë që kanë bërë të parët e tu? – Shiko non gratat e tua…
23 Maji 2022
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj replikoi me kryeministrin Edi Rama për periudhën e diktaturës në vendin tonë. Alibeaj pyeti kryeministrin nëse e vret ndërgjegja për atë që kanë bërë të parët e tij.
Ai u ndal te etiketimet e Ramës për non gratat, ku i kërkoi atij të kthejë sytë nga non gratat në partinë e tij.
Pjesë nga replikat
Enkelejd Alibeaj: Ti vetë nuk ke ndonjë brejtje ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu. Ulu ulu se nuk kam mbaruar, Kjo është një gjë që do të lartësonte më shumë se je. E di ti që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve.
Ai iku sepse e ka të gjithën hipokrizi. Do të lartësonte nëse realisht do të ndjeje përgjegjësi. Askush nuk të thotë të mbash përgjegjësi për atë që kanë bërë të parët e tu. Ti shiko non gratat e tua. Ke dy tre dhe tre andej. Të tregoj jo një por disa. Lexo njoftimin e DASH.
Edi Rama: Më trego një ku e ke
Enkelejd Alibeaj: Kjo do të tregonte ty amerikan dhe pro perëndimor. Më e thjeshta që mund të bësh në aspektin njerëzor. Flet ti për hapjen e dosjeve? Pse duhet ta nxjerrësh si virtyt. Kemi një borxh të madh ndaj atyre njerëzve.
Gazeta Panorama