Alibeaj kerkon te mbledh grupin parlamentar, ‘tradhëtohet nga të tijët’ marrin pjesë vetëm 21 deputetë
Alibeaj kerkon te mbledh grupin parlamentar, ‘tradhëtohet nga të tijët’ marrin pjesë vetëm 21 deputetë
– 09.05.22
Mbledhja zhvillohet në ambientet e selisë blu, deri tani në këtë mbledhje marrin pjesë 21 deputetë, ndërsa mungojnë ata të rithemelimit.
Një ditë para mbledhjes Alibeaj u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.
Deputetët prezentë: 1. Kreshnik Collaku; 2. Zheni Gjergji; 3. Bledjon Nallbati; 4. Dashnor Sula; 5. Arbi Agalliu; 6. Gazment Barshi; 7. Dhurata Cupi; 8. Saimir Korreshi; 9. Eralda Bano; 10. Merita Bakiu ; 11. Ferdinand Xheferri; 12. Kastriot Piroli; 13. Ilda Dhori; 14. Lefter Geshtenja; 15. Lindita Metaliaj; 16. Flamur Hoxha; 17. Seladin Jakupllari; 18. Enkelejd Alibeaj; 19. Emilja Koliqi; 20. Orjola Pampuril 21. Andia Ulliri
Mungojnë: Lulzim Basha, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj
Deputetet e Rithemelimit që mungojnë: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha, Elda Hoti.
Drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës nuk ka gjetur dakordësinë e plotë të Partisë Socialiste. Edhe pse e ka konsideruar pozitiv faktin se ka një propozim, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar i takon edhe maxhorancës që të propozojë emrin për President.
Ervin Salianji: Mbledhja ishte një tjetër dështim
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur gjatë mbledhjes që grupi parlamentar i PD po zhvillon ditën e sotme duke nisur nga ora 14:00. Ai tha se mbledhja ishte një tjetë dështim ndërsa sa i përtket kandidatit për president tha se duhet të jetë një person politik.
Deputeti i PD, Ervin Salianji: I keqardhur qê mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!
Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!
63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!
Gazeta Shqiptare