“Alibeaj po punon me Ramën!”- Negociatat për bashkimin e PD, Edmond Spaho: – Gazment Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare!
8 Nentor 2022
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Enkelejd Alibeaj ka qenë ai që ka kundërshtuar negociatat mes dy palëve në PD.
Ai tha në Abc se Alibeaj po punon më shumë se askush tjetër me kryeministrin Edi Rama duke theksuar se Gazment Bardhi nuk ka qenë kundër primareve.“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthese 180 gradë dhe konsensusi u prish”, u shpreh Spaho.
“Qeverisja e Edi Ramës që është katastrofike. Gjendja ekonomike financiare e qytetarëve është e keqe dhe presim ndryshimin. Ne kemi punuar intensivisht për të përgatitur strukturën e PD. Kandidatët po i seleksionojmë në mënyrën më demokratike. Po punojmë të ngremë edhe frymën qytetare përmes protestave”.
Gazeta Shqiptare