Alkool, drogë, telefona dhe vajza, si të “fortët” në burgje dhe “41 BIS” fusnin sende të ndaluara në qeli (Emrat)
Alkool, drogë, telefona dhe vajza, si të “fortët” në burgje dhe “41 BIS” fusnin sende të ndaluara në qeli (Emrat)
2 Shkurt 2022
Punonjës të burgjeve në Elbasan, IEVP Peqin dhe IEVP Drenovë janë arrestuar nga policia, ndërsa janë dhënë urdhër ndalimi për 9 të burgosur.
Policia ka konstatuar se në burgun e Elbasanit, Peqinit dhe atë të Korçës, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policies së burgjeve, fusnin drogë, pije alkolike, telefona dhe vajza, me të cilat nuk kishin lidhje familjare.
Ajo që bie në sy është se mes të arrestuarve është edhe emri i njohur i botës së krimit, Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, si dhe i arrestuari kryesor, Hysni Ndreu, oficer policie.
Ndër emrat e tjerë të spikatur si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.
Në rastin e Aleksandër Llanaj është e habitshme rasti, pasi i dënuari gjendet nën regjimin “41 BIS” i cili presupozohet të jetë shumë i sigurt.
Regjimi “41 BIS” kufizon disa të drejta të burgosurit apo paraburgosurit:
Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambjente të përcaktuara. Për të burgosurit jashtë këtij regjimi lejohet takimi dhe me persona të tjerë.
Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj. Për të burgosurit e tjerë lejohet të kenë bisedë telefonike deri në 8 herë në muaj pa një kohëzgjatje të përcaktuar.
Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.
Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë. Të burgosurit e tjerë e kanë të paktën dy orë ose më shumë kohën e ajrimit.
Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit. Të burgosurit e tjerë kanë të drejtë të organizojnë dhe marrin pjesë në organizata.
“Të fortët” e arrestuar nga policia
Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”
Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”
Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim.
Gazeta Dita