“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

8 Prill 2021

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar zëvendësimin e kontrollorëve shqiptarë me ata turq, gjatë orëve të vona të natës.

Çani tha se Rama kërkoi urgjent ndihmën e “sulltanit” duke i’u referuar Erdoganit dhe se tashmë Shqipëria është një protektorat i Turqisë.

“Kjo është diçka që po ndodh tani në Turqi. Erdogani, pas një letre që i dërguan disa Admiralë në pension, tha kujdes të gjejnë vrimë ku të futen. Është e njëjta gjë, e pamundur të jetë koiçidencë.

Edi Rama prej vitesh, e ka të qartë se modeli politik është ai erdoganesk.

Ky as nuk po e fsheh lojën. Kulmi për momentin, arriti sot, çfarë bëri, në një moment të veshtirë kur u blloku Rinasi, merr në telefon sulltanin, dhe i thotë “baba ndihmë jam keq”, “cfarë do biri im?”. Më duhen kaq kontrollorë se jam keq. Urgjent ja t’I solla…

Nëse deri dje ndokush me ndonjë humor thoshte, se jemi nën protektoratin amerikan, tashmë le ta themi, kemi hyrë nën protektoratin e qartë turk.

Ngjarja e Rinasit, për mua është, Erdogani shpëton kullën e Albcontrolit dhe Ramën”, deklaroi Çani.

/TPZ.al/