Alpinistët e huaj: Kanionet e Nivicës, bukuri të rralla të mbrohen si pasuri natyrore
Mundësi të madhe për banorët e zonës për zhvillimin e turizmit.
Një ekip profesionistësh ndërkombëtarë ishin të ftuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për të eksploruar thellësitë e kanioneve të Nivicës një prej vendeve ende të pa njohura në qarqet alpinistike europiane. Për 10 ditë alpinistët nga Franca, Holanda, Italia, Sllovenia dhe Australia vëzhguan dhe eksploruan thellësitë e Kanioneve. “Kanionet e Nivicës janë një prej bukurive natyrore më të rralla në Europë dhe duhen mbrojtur si pasuri e madhe natyrore”, deklaruan profesionistët e huaj. Drejtori i AKB Auron Tare shprehet se për më shumë ky aktivitet i rrallë për nga lloji i vet do të hapë një mundësi të madhe për banorët e zonës për zhvillimin e turizmit të sporteve ekstreme në krahinën e Kurveleshit.