Altin Goxhaj del para Gjykatës së Tiranës dhe jep alarmin: Po ndodh diçka skandaloz…
Altin Goxhaj del para Gjykatës së Tiranës dhe jep alarmin: Po ndodh diçka skandaloz…
13 DHJETOR 2020
Avokati Altin Goxhaj është shfaqur i revoltuar para Gjykatës së Tiranës, ku po zhvillohet seanca për masën që do të merret ndaj protestuesve të ndaluar.
Goxhaj pasi ka debatuar me efektivët që se kanë lejuar të hyjë brenda, ka thënë për gazetarët se policia ka marrë rolin e gjykatës.
“Po ndodh diçka skandaloze, ku policia ka pushtuar gjykatën dhe ka marrë rolin e gjykatës. Polici të tregon nëse të fusin apo jo, ke të drejtë të mbrosh një klient apo jo. Të përzgjedh…
Ky polici këtu është militant që gjithmonë vjen për arrestimet e mia dhe është edhe ai tjetri gjysëm burrë dhe gjysëm grua. Këta të dy i kanë si militant dhe me qëllim i kanë sjellë këtu”, ka thënë avokati.
Goxhaj i revoltuar ka vijuar më tej, duke shtuar se:
“Mbroj Blerim Kurtin dhe Andrea Bregun, i kanë rrëmbyer se përse kishin kapele të kuqe “Maga” dhe unë sot kam sjellë kapelen për t’ju treguar juve që i kanë marrë vetëm se janë të organizuar me ne. Nuk kanë bërë asgjë dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet që të shkelë ligjin. I kanë marrë në rrugë siç kanë marrë gjithë të tjetër dhe nuk më lejojnë prej dy ditësh që ti takoj. U japin avokatë që do policia, avokatë që i shërbejnë policisë.
Më kanë kërkuar Nderimi dhe Andrea, më kanë çuar mesazh “Altin të duam patjetër”. Këtë ma dërguar me Vilson Kulemanin dje që ishte në gjykatë, nuk më lejojnë t’i takoj, nuk lejojnë as familjarët që t’i çojnë ushqimet. Dje kanë nxjerrë urdhër që nuk lejohet asnjë i paraburgosur i protestave që të ketë mundësi që ti çohen ushqime nga familja për herë të parë në 30 vjet.”
Gazeta Sot