Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se ka një plan për të përzënë shqiptarët nga

Shqipëria.

Në një intervistë televizive Goxhaj tha se pasuria e Shqipërisë do të gëzohet nga një grup njerëzish, ku

oligarku është George Soros.

Altin Goxhaj: Plani i tyre është që duke na përzënë ne, duke na i bërë jetën të pamundur, kjo pasuri e

pafundme e  Shqipërisë, do të ketë nevojë për punëtorë, për skllevërit e tyre. Kjo do të jetë një pasuri e

jashtëzakonshme. Kjo pasuri do të gëzohet nga një grup njerëzish bashkë me ca të huaj, ku oligark kryesor

është George Soros.

Sipas tij është planifikuar që ekonomia e Shqipërisë të shkatërrohet nëpërmjet PPP ndërsa tokat të grabiten,

nëpërmjet investitorëve strategjikë.

Altin Goxhaj: Kjo agjendë nuk është fantazi, ka dokumente që vërtetojnë se si Soros, ka planifikuar në

2013  se si do të shkatërrohet  ekonomia e Shqipërisë, nëpërmjet PPP, se si do grabiteshin tokat e

shqiptarëve nëpërmjet investitorëve strategjikë.

Goxhaj tha se qeveria jonë kuislinge është qeveri e armikut, që sipas tij janë Serbia, Greqia e George Soros.

Altin Goxhaj: Kjo që kemi ne është qeveri kuislinge, është qeveri e armikut, Serbisë, Greqisë,

Soros, të cilët kanë plan të na përzënë ne.

Më tej ai shtoi se: Objektivi ynë është që të ndalojmë të keqen. Nëse unë do isha Avokat i Popullit

do të isha mburoja më e fortë kundër presionit qeveritar. Do isha pjesë e frontit. E rëndësishme është

se nëse bëhemi shumë, dhe i bindim shqiptarët se kemi armikun lartë, atëherë do të sillen në mënyrë

armiqësore siç sillet armiku.