Amabsadorja Kim: – Jam në dijeni të tentativave për të joshur gjyqtarë që të fuqishmit mos të dënohen
11 Tetor 2022
Nga OraNews
Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka deklaruar përmes një statusi në Twitter se është në dijeni të shumë përpjekjeve për të joshur apo korruptuar gjyqtarët.
Sipas saj një gjë e tillë bëhet për të shtrembëruar drejtësinë për të mos dënuar të fuqishmit.
“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve – me fjalë të tjera, për tu kthyer në të kaluarën.
Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.
Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
Duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. ???????? po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi,” shkroi ambasadorja.