Ambasada Amerikane paralajmëron Ahmetajn: – Mos vidh fondet e tërmetit!
Ambasada Amerikane paralajmëron Ahmetajn: – Mos vidh fondet e tërmetit!
14 Shkurt 2020
Arben Ahmetaj, një prej ministrave më të akuzuar për korrupsion dhe shpenzime luksi, është takuar sot me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Përmes një deklarate, ambasada ka dhënë detaje nga takimi, ku nënvizohet se i ka kërkuar Ahmetajt, transparencë të plotë për fondet e rindërtimit dhe përdorim efikas të tyre.
“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. “– shkruan Ambasada e SHBA.
Deklarata e ambasadorës është e fortë. Nëse do ta përkthenim me një gjuhë të thjeshtë, jo diplomatike, ambasadorja i bën thirrjes ministrit të mos vidhen fondet e tërmetit.
Akuzat për korrupsion, shkarkimi si ministër dhe rikthimi në kabinet
Arben Ahmetaj, i cili mbajti për pesë vite ‘çelsat’ e buxhetit dhe financave, u shkarkua në fund të vitit 2018. Ish-ministri, i akuzuar nga opozita për një sërë skandalesh, u rikthye më pas si Kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Shkeljet më të mëdha të Ahmetajt lidhen me koncesionet miliona euroshe. KLSH e ka ngarkuar me përgjegjësi për miratimin abuziv të koncesionet Milot-Balldren dhe Orikim Dukat.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, ish-ministri ia mbathi nga Shqipëria, për t’u rikthyer menjëherë pas prezantimit të fushatës për mbledhjen e fondeve. Ahmetaj, i njohur për dorën e zgjatur tek Financat, nuhati edhe milionat që po mblidheshin në kuadër të projektit të Rindërtimit pas tërmetit.
Pas lëvizjeve të “nëndheshme”, Ahmetaj arriti që të emërohet ministër “për menaxhimin e milionave”. Në këtë post, përveç mbështëtetjes së Ramës, Ahmetaj mori direkt edhe “bekimin” e presidentit, pavarësisht se opozita ishte kundër emrit të tij.
Emërimi i tij në krye të ministrisë së re u komentua gjërësisht si “varje e mëlçive të qengjit në qafë të ujkut”.
Ahmetaj, pavarësisht se u shkarkua si Ministër Financash, ai sërish ka kontroll në këtë dikaster. Ahmetaj kontrollon Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP), të cilën e ka si mburoje për paratë e veta, por nga ana tjetër e përdor edhe kundër kompanive private.
©Copyright Gazeta SHQIP