“Ambasada amerikane t’i përmbahet thirrjes për krerët e partive politike”, Shehi zbulon detaje nga biseda me Donald Lu: Më tregoi listën e…
“Ambasada amerikane t’i përmbahet thirrjes për krerët e partive politike”, Shehi zbulon detaje nga biseda me Donald Lu: Më tregoi listën e…
1 Shtator 2020
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaron se ikja Gjukanoviç është një mesazh për Ramën se duhet të lëshojë karrigen. Shehaj tha se edhe dalja e Ramës në mbrojtje të tij, ishte një mesazh për BE-në, për ta mbajtur në pushtet Ramën edhe 4 vjet të tjera
“Nuk është Rama i vetmi ky që do mandat të tretë edhe ai në Maqedoni Gruevski, edhe ky që ishte në Mal të Zi Gjukanovic, që e kishte idhull. Doli në fjalim Rama dhe e quajti vëllai im që shpëtove Ballkanin. Mesazhi ishte për Evropën që i thoshte kur mbani njërin që ka 30 vjet dhe është super i korruptuar pse të mos më mbani dhe mua. I korruptuar jam dhe unë po pse nuk më mbani. E tha edhe në serbisht për t’i bërë qejfin njërit që s’ka lidhje me Shqipërinë. Ka mbaruar koha e Republikës së Bananeve. Ky lloj modeli duhet rrëzuar në Ballkan, modeli i autokracisë duhet rrëzuar, jo të çimentojmë të keqen brenda nesh”,- tha ai në Neës 24.
Duke u ndalur tek thirrja e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ndaj krerëve të partive politike për të mos futur në lista njerëz të inkriminuar, duke thënë se kjo deklaratë duhet të ketë vazhdimësi.
Shehi tregoi një takim të politikanëve me ish-ambasadorin Donald Lu, ku sipas tij, ky i fundit iu kishte treguar listën me emrat e atyre që nuk do të lejoheshin të futeshin, por që një pjesë e tyre ishin kandiduar nga krerët e partive dhe janë ende deputetë në Kuvend.
“Më ka ardhur edhe mua, e konsideroj shumë pozitive. Do të doja që ambasada amerikane me seriozitetin maksimal të vazhdonte në këtë rrugë, sepse kam frikë se kjo është deklaratë e përgjithshme pa vazhdimësi. Do t’i tregoja një histori reale, shpresoj të më dëgjojnë. Ish-ambasadori Lu, kur na mblodhi një ditë të bukur bashkë, tha se në zgjedhjet e 2017 nuk do të hyjnë kriminelët, tha se kishte një listë me emra që do t’i përzënë. Dikush nga ne i tha se ‘kam frikë se nga kjo listë që keni ju do të hyjnë në Parlament dhe do të mbeten jashtë disa intelektualë, që janë kundër Ramës, dhe këtu përmendi Blushin, atë zonjën e Shkodrës Hafizi’. Në fakt, ai pati të drejtë, se ashtu ndodhi, kriminelët hynë në Parlament dhe janë aty sot e kësaj dite. Shpresoj që ambasadorja Kim është më këmbëngulëse, më kundër kriminelëve të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për influencën e shteteve të mëdha, që ne shtetet e vogla të korruptuara të heqim prej vetes një të keqe”, deklaroi Shehi.
Gazeta Sot