Ambasada e SHBA: Basha po dëshmon udhëheqësi të vërtetë për Shqipërinë.-

25/09/2019

Shtetet e Bashkuara me ane te nje deklarate ne faqen zyrtare te Ambasades ne Tirane kane vleresuar perpjekjet e medha te kreut te opozites ne Shqiperi, Lulzim Basha, per forcimin e institucioneve ne Shqiperi.

‘Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë’, shkruhet ne deklaraten publike te ambasades se SHBA ne Tirane.

Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi sot se: ‘Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

 

 

Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.’

Syri.net