Ambasadorët Kim e Soreca: KED të mblidhet brenda javës! Nuk ka arsye që Gjykata Kushtetuese të mos plotësohet brenda 31 dhjetorit 7 dhjetor 2020
Ambasadorët Kim e Soreca: KED të mblidhet brenda javës! Nuk ka arsye që Gjykata Kushtetuese të mos plotësohet brenda 31 dhjetorit
7 dhjetor 2020
dhe një herë ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë apel që të ecet sa më shpejt drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Kim shkruan se KED duhet të mblidhet brenda javës për të përfunduar me vlerësimin e kandidatëve.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, ka shkruar ambasadorja Kim.
Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i është bashkuar mesazhit të Kim, pasi ka shpërndarë postimin e saj në Twitter, duke shtuar rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese për integrimin.
“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimi i shpejtë i kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias.
Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
O.J/DITA