Ambasadori austriak: – Gjakrat janë nxehur shumë, s’duhet pritur fundi. –
Ambasadori austriak: – Gjakrat janë nxehur shumë, s’duhet pritur fundi. –
– 20/06/19
Gazeta mapo.al
Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, nga Shkodra u ka bërë thirrje kryetarëve të partive të ulen sëbashku në bisedime para 30 qershorit. Ai tha se gjakrat janë nxehur shumë dhe nuk duhet pritur fundi i kësaj historie. Nga ana tjetër pati një mesazh për qytetarët, duke iu kërkuar atyre të firmosin një peticion për ti detyruar partitë që të jenë të hapura.
Deklarata e ambasadorit austriak:
Ka mesazhe nga ana jone per te dyja palet, opoziten dhe qeverine. Edhe para dy ditesh pas vendimi te Komisionit te Europes per Shqiperine qe mendoj se nuk eshte kompromis i keq per te zgjidhur situaten dhe per te vendosur gjykaten kushtetuese besoj eshte nje mesazh per te gjitha palet. Besoj qe kane akoma kohe per tu bere bashke dhe duhet perdorur koha deri ne momentin e fundit per ta zgjidhur sepse eshte nxehur shume situata dhe ka patur incidente sidomos ne veri dhe nuk duhet te shkohet keshtu deri ne fund per te pare se çfare duhet te ndodh. I them te dy paleve qe te bejne hapa prapa ne kete aspekt ne menyre qe te mos kete situate me te rende. Keni polarizim ne Shqiperi. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh ketu nuk e kuptoj ate çfare ndodh, klanet, perplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime per keto qe nuk me bindin asnjehere.
Ju duhet t’i kaperceni keto. Per te zgjidhur kriza te mëdha duhet te kete edhe koalicione te medha dhe ju duhet te jeni me te bashkuar per te qene pjese e BE. Keni humbur shume kohe ne keto 30 vite. Eshte e lehte per te thene qe eshte faji i klases politike, eshte edhe faji juaj, pse rrini ne shtepi, pse nuk shkoni te nenshkruani nje peticion, detyroni partite te jene te hapura, mos i lini kryetaret te jene diktator, duhet te gjeni nje çeshtje te mire per te luftuar qe mund te jete ose jo politike. Duhet te beni me shume se politikanet tuaj.
Sa i perket zgjedhjeve me 30 qershor, situata mund te zhbllokohet por duhet te veprohet menjehere. Ajo qe nuk me pelqen eshte se shume politikan dhe gazetar behen violent dhe te rrezikshem dhe shpesh therrasin per katarsis te sistemit por ne menyra violente dhe keto situata mund t’ju shkurajojne dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet te jeni te kujdesshem ndaj thirrjeve per dhune.