Ambasadori Soreca: Ndikoi tek gjykata për… -“Do të kërkojnë shpalljen e tij ‘non grata’”
Ambasadori Soreca: Ndikoi tek gjykata për…
“Do të kërkojnë shpalljen e tij ‘non grata’”. Nxehet keq situata, Klodiana Lala zbulon çfarë po përgatit ky grupim në Shqipëri për ambasadorin
30 QERSHOR 2021
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur akuza ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Gazetarja Klodiana Lala, bën të ditur se Aleanca për Teatrin e akuzon ambasadorin Soreca se ka pasur një takim me gjyqtaren Vitore Tusha, ditën e seancës për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Siç mëson gazetarja Lala, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë se do të kërkojë shpalljen “non grata” të ambasadorit Soreca.
“Anëtarë të aleancës për teatrin të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar. Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë ndërkohë që kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat. Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë sepse mendon se do e lëmë të kalojë aq lehtë.?”, u shpreh përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin.
Gazeta Sot