Ambasadori Spanjoll: Shqiptarë, mos lejoni të qeveriseni nga ambasadorë…

26/07/2019

Ambasadori spanjoll në vendin tonë,Vicente Canelles Montero ka komentuar nga Korça krizën politike në vend.

Ai ka deklaruar se duhet të dialogojnë palët politike në vend.

“Shqipëria duhet të vendosë vetë sesi të dalë nga kjo krizë. Në Spanjë situata të tilla janë zgjidhur me dialog palëve. Ne ambasadorët jemi për të vëzhguar jo për të ndërhyrë ”, ka deklaruar ai.

Mesazhi i plotë i ambasadorit Vicente Canelles Montero:

Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri është e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë.

Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë.

Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të vështira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre.

Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje.

Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim, por Shqipëria duhet fillimisht të zgjidhë problemet e saj sepse një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme.

© SYRI.net