![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/01/hgfhh-2-600x450-1.jpg?fit=571%2C329&ssl=1)
Ambasadorja amerikane takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, ja mesazhi i Yuri Kim
Ambasadorja amerikane takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, ja mesazhi i Yuri Kim
19 janar 2021
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, pak javë pasi ky institucion u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha “ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme”.
STATUSI I AMBASADORES AMERIKANE
“U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.
Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.
SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”.
Gazeta Panorama