![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Ambasadorja-amerikane-Yuri-Kim-takohet-Ilir-Meten.-2.jpg?fit=526%2C350&ssl=1)
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me Ilir Metën.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Ambasadorja-amerikane-Yuri-Kim-takohet-Ilir-Meten.-2.jpg?resize=515%2C343&ssl=1)
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me Ilir Metën.
23 Shtator 2022
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar këtë të premte në selinë e partisë me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Ambasadorja-amerikane-Yuri-Kim-takohet-me-Ilir-Meten.-.jpg?resize=578%2C385&ssl=1)
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me Ilir Metën.
Postimi i plotë i Ilir Meta:
Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Gazeta Shqiptare