Ambasadorja e SHBA në krah të Bashës: Diskutimi ynë me fokus nga e ardhmja, jo nga e shkuara. Opozita ka një punë të vështirë, por…
Ambasadorja e SHBA në krah të Bashës: Diskutimi ynë me fokus nga e ardhmja, jo nga e shkuara. Opozita ka një punë të vështirë, por…
26 maji 2020
Ambasadorja, Yuri Kim pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat u shpreh se afati i fundit për Reformën Zgjedhore është 31 maji.
Ambasadorja Kim theksoi se ky nuk ishte afati i fundit i vendosur nga SHBA apo ndonjë partner tjetër ndërkombëtar, por ishte vendosur nga vetë udhëheqësit shqiptarë.
Ambasadorja theksoi se opozita ka një punë shumë të vështirë para, por nga takimi i sotëm me kreun e PD theksoi se kishte mbetur e inkurajuar, duke shtuar se pret me kënaqësi rezultatet.
“Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, sikurse kane premtuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri në 31 maj.
Ky nuk është afati i fundit që e ka vendosur SHBA, apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, por një afat kohor që kanë caktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi Opozita ka një punë shumë të vështire para, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ambasadorja Kim./ Panorama.al