Ambasadorja KIM e prerë për donacionet e mbledhura, të shkojnë…  Sot ne Komitetin e Rindërtimit.

Mars 4, 2020

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbajtur një fjalë të shkurtër në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit i cili po mbahet në këto momente i udhëhequr nga kryeministri Rama.

Duke folur për të gjithë donacionet që Shqipëria ka marrë për rindërtimin, ajo tha se Amerika do ofrojë ndihmë teknike që donacionet të shpenzohen në mënyrë të duhur.

“ I mirëpritëm planet tuaja për rindërtimin. Rezultatet e konferencës , përbëjnë një investim simbolik dhe real për Shqipërinë.Shumë mirë që po organizoheni brenda vetit. Do jemi krah jush, edhe për ndihmë teknike që donacionet do shpenzohen në mënyrë të duhur”, tha ajo.

Nga: faktor.al