Ambasadorja Kim i kujton Ramës dhe Bashës marrëveshjen e qershorit: Amerika ju mbështet, por përgjegjësit jeni ju!
24 SHTATOR 2020
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, shkruan një mesazh drejtuar kryeministrit Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha. Ajo i kujton atyre marrëveshjen e qershorit, ndërsa shprehet se Amerika do të jetë gjithmonë përkrah Shqipërisë, por përgjegjësit e vendit janë ata.
“Kujtoj kryeministin Rama dhe kreun demokrat Lulzim Bashën për angazhimet e 5 qershorit. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të bëhen me mirëbesim.Amerika ju mbështet, por ju jeni pala përgjegjëse”, shkruan Kim./L.F-dritare.net