Ambasadorja Yuri Kim shpreh vlerësimin e lartë për kryeministrin Rama, Manjani i bën propozimin e papritur: Bëje President në…
Ambasadorja Yuri Kim shpreh vlerësimin e lartë për kryeministrin Rama, Manjani i bën propozimin e papritur: Bëje President në…
27 SHKURT 2020
Takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Larov, u përshëndet dje edhe nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në një postim në Twitter Kim shkruajti se si Lavrov u përpoq të ligjërojë duke thënë se Shqipëria e detyruar për të qenë në NATO dhe EU, po i pengojnë lidhjet e saj me Rusinë.
Mirëpo Kim shkruan, se kryeministri Rama e korigjoi Lavrov duke i thënë se Shqipëria nuk është në NATO dhe BE sepse është e detyruar, por sepse ne kemi zgjedhur dhe jemi krenar që i përkasim kësaj familjeje të madhe.
Pas këtyre fjalkëve të Ramës, Yuri Kim shkruan se NATO ndihet krenare.
Mirëpo duket se ky postim nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë, ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i cili nëpërmjet një postimi në rrjtet sociale shkruan se përse nuk e marrin Ramën në Amerikë si President, se ne nuk e duam.
“Uuu sa mirë!
Po merre e çoje në Amerikë, moj zonjë!
Bëje President atje, se këtu nuk na duhet gjë me gjithë këto mend që ka për gjithë botën. Nuk i bën punë hiç popullit të vet që e varfëron dhe e dëbon nga territori.
Është over qualified për këtu Ai. Merre! Ta kemi falë!
Me këtë rast nuk ka se si të akuzohet më për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë, njësoj si Lavrovi…
Ah, meqë ra fjala si i vajti filli atij 2% -it që Shqipëria duhet të ketë si buxhet për ushtrinë e NATOs?!
Apo s’nuk…!”, shkruan Manjani.
Gazeta Sot
Nuk e kuptoj pse drejtuesit kosovarë nuk po ja heqin emrin sllav ‘Kosovë’ që ta zëvëndësojm me emrin e drejtë Dardania. Kështu do ti sjellin mjaft të mira Kosovës.