Ambulanca del nga rruga, humb jetën pacientja 71-vjeçare
Ambulanca del nga rruga, humb jetën pacientja 71-vjeçare
– 14/02/21
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë.
Një 71-vjeçare, paciente në ambulancë, ka ndërruar jetë pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Bëhet fjalë për të identifikuarën me inicialet A.Sh.
Drejtuesi i ambulancës me inicialet I.D., 51 vjeç, banues në Sarandë, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gazeta Mapo