Amerikanët ‘blindojnë’ Mesdheun pas dyshimeve se në zonë qarkullon një nëndetëse bërthamore ruse
3 Shtator 2022
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndjeshëm prezencën e tyre në Mesdhe pas agresionit rus në Ukrainë.
Mesdheu është “shtëpia” e Flotës së Gjashtë Amerikane, e cila kryesohet nga aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” si edhe anijet e tjera që e shoqërojnë, ndërkohë që mesohet se tashmë në zonë është futur edhe aeroplanmbajtësja tjeter amerikane “USS Bush” së bashku me flotën shoqëruese.
Siç shihet edhe nga pamjet e radarit, “USS Bush” është futur këto ditë në Mesdhe përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe do të qendrojë këtu për një kohë të gjatë pasi pritet që “USS Harry Truman” të largohet.
Në zonë tashmë gjenden një mori flotash siç janë ato amerikane dhe britanike, krahas atyre italiane dhe franceze.
Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur edhe rritje e aktivitetit të avionëve vëzhgues si dhe mjeteve kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë, ku janë rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse, sipas raportimeve.
Dyshohet se bëhet fjalë për një nëndetëse bërthamore, e cila të ketë zevendësuar largimin nga Mesdheu të kryqëzorit rus “Marshall Ustinov”, i cili lundroi për javë të tëra në ujërat mes Jonit dhe Adriatikut për të vëzhguar flotat amerikane dhe italiane në zonë.
Gazeta Dita