20 Mars 2024

Kryetari i  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nië një bashkëbisedim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit, ndër të tjera foli edhe për amnistinë penale, listat e hapura dhe votën e emigrantëve.

Sa i përket amnistisë penale, Bardhi se do tanimë që parlamenti i është kthyer normalitet, kjo do të diskutohet, duke theksuar se ata nuk heqin dorë nga kushti që  nga amnistia të përjashtohen të dënuarit nga GJKKO.

“Në parim ne mbështesim ligjin për amnistinë, si një akt human që parlamenti ndërmerr. Tani që veprimtaria e Kuvendit është kthyer në normalitet, cdo projektligj do të diskutohet.

Në atë ligj ne kemi pasur një shqetësim që nuk heqim dot dorë, që ka të bëjë për vendimet e dhëna nga SPAK dhe GJKKO” tha Bardhi.

Në lidhje me votën e diasporës dhe listave të hapura, Bardhi tha se ai i mbështet ata, por në fillim diskutimi duhet të nisë tek garancitë për zgjedhje të lira  dhe të ndershme.

Sa i takon votës së emigrantëve jam ndër të vetmit deputetë që kam mbështetur me nënshkrim dhe km propozuar në kuvend ligjin e propozuar nga “Diaspora e Lirë për Shqipërinë” së bashku me 5-6 kolegë e kemi futur në procedurë.

E mbështes, sikundër mbështet listat e hapura. PD do duhet të nisë diskutimin për Reformën Zgjedhore  më së pari tek garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse çfarë dolloj sistemi të përdorim ne në zgjedhje, nëse paratë e krimit, korrupsion dhe përdorimin i burimeve shtetërore, deformojë rezultatin e zgjedhjeve, cdo gjë do të ishte e pavlefshme,” shtoi ai.