AMP kallëzon në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, gjatë kontrollit gjetën një linjë interneti të paautorizuar
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se kallëzimi është bërë pasi gjatë një kontrolli që është ushtruar në ambientet e Forcës Operacionale është gjetur një linjë interneti e paautorizuar.
Linja e internetit dyshohet se ka qenë e instaluar ne godinën qendrore te forcave operacionale prej me shumë se 1 viti.
Shqiptarja.com