Ana tjetër e protestës së opozitës/ Shihni gjestin e protestuesit me forcat e rendit
- Ana tjetër e protestës së opozitës/ Shihni gjestin e protestuesit me forcat e rendit
16 mars 2019
Një protestues i opozitës ka shpërndarë ujë për forcat e rendit, të cilat po kujdesen për ruajtjen e godinës së Kryeministrisë.
Në video, shihet një protestues duke u shpërndarë ujë policëve të bërë “gardh” para ndërtesës qeveritare.
Kur kanë kaluar më shumë së dy orë nga nisja e protestës, situata paraqitet përgjithësisht e qetë.
Në protestën e sotme, ndryshe nga protestat e mëparshme, nuk ka pasur hedhje të gazit lotsjellës.
Janë rreth 1600 efektivë policia që janë angazhuar në protestën e sotme para Kryeministrisë.
Përmes një plani të detajuar masash, efektivët janë udhëzuar për të shmangur çdo akt dhune ndaj protestuesve.