Analisti i njohur bën deklaratën e fortë: – Trokja Itali, Gjermani Francë të ulen “kokë më kokë” me Berishën dhe Metën! Pa praninë e amerikanëve
2 Nentor 2022
“Heshtja europiane” sipas tij, për non-gratën e Sali Berishës, tregon për një “çaprovim nga ana e Europës për metodat e amerikanëve”.
Analisti Genc Burimi thotë se opozita e vërtetë në Shqipëri, sipas tij, është dyshja Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Teksa kritikoi Shtetet e Bashkuara për “dritshkurtësi” lidhur me disa qëndrime në vende të ndryshme të botës, përfshi edhe Shqipërinë, Burimi tha se është e nevojshme që “trojka europiane” të shtrohet në bisedime me dyshen Berisha-Meta.
Burimi tha në një emision televiziv, Italia dhe Gjermania duhet të ulen “kokë më kokë” për të folur “midis europianëve” me Berishën e Metën, pa praninë e amerikanëve.
Ai vijoi të thotë se “heshtja europiane” sipas tij, për non-gratën e Sali Berishës, tregon për një “çaprovim nga ana e Europës për metodat e amerikanëve”.
“Duhet sot që opozita, e mishëruar nga vërtet opozita, që për mua është çifti Berisha-Meta, të kërkojnë në mënyrë zyrtare ose jo-zyrtare që trojka europiane më e lidhura me Shqipërinë, që për mua janë Francë, Gjermani, Italia, partneri ynë natyral dhe ngaqë Meloni është një aleate politike e Berishës, fati i Berishës që sot ka një kryeministër që e ka mike, siç ka Rama mik Sorosin apo Erdoganin, Berisha ka Melonin.
Pra kjo trojkë europiane duhet me doemos të ketë një bisedë kokë më kokë me dy kokat e opozitës në mënyrë që të flitet midis europianëve pa praninë e amerikanëve. Është shumë e rëndësishme kjo. Sepse sot heshtja e europianëve përsa i përket non-gratës së Berishës, tregon se ka një çaprovim nga ana e europianëve të metodave të amerikanëve”, tha analisti Burimi.