Analisti i njohur ngre alarmin: – Kosova është në gjendje lufte, aksionet ushtarake mund të…
20 Dhjetor 2023
Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë televizive se sipas tij mund të ketë sërish konflikte në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit.
ai u shpreh se që prej 24 shtatorit Kosova është në një gjendje lufte ndërsa shtoi se duket se provokimet nga ana e Serbisë nuk kanë për të mbaruar, sidomos për sa kohë nuk ka një përgjigje të ashpër nga perëndimi.
“Gjithsesi udhëheqësit e Perëndimit e kanë kuptuar qartë se Kosova që prej 24 shtatorit është në gjendje lufte. Rikthimi i aksioneve ushtarake të të njëjtës natyrë, ndoshta edhe pak më masive është i mundur.
Unë pres që diçka e tillë të ndodhë pas Kërshëndellave ortodokse në pjesën e dytë të janarit, nëse nuk do të kemi një përgjigje më të ashpër nga perëndimi.
Nëse të kujtohet, në konferencën e shtypit, pas vizitës së Stoltenbergut në Beograd, Vuçiç gati hapur u shpreh se ata janë zot të dërgimit të ushtrisë kudo që duan. Në logjikën e luftës që dominon në Serbi, duket se provokime të asaj natyre do kemi çdo herë”, -tha analisti.
Gazeta Sot