15 Korrik 2023

Analisti Preç Zogaj thotë se përgjegjësia për korruptimin e çdo zyrtari është individual, por kryeministri Rama ka përgjegjësi që zgjedh zyrtarë që korruptohen. Gjatë një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ai paralajmëron një furtunë arrestimesh lidhur me çështjen e inceneratorëve.

A ka Rama përgjegjësi për inceneratorët?
Përgjegjësia është individuale, dakord që kush do të mbushë xhepat e tij, ka probleme, por këtu është një problem tjetër shumë i madh. Rama është një ndër krijuesit kryesorë të sistemit që e krijon korrupsionin. Në qoftë se ti zhduk garën, pret që të mos ketë njerëz që nuk marrin 20-30% në një dorë te tenderat. Nëse ndërton një sistem ku privilegjohet një klientelë, pret që të mos ketë zyrtarë që nuk korruptohen. Këtu është zhdukur llogaridhënia edhe në zgjedhje. Rama dhe PS ia kanë dalë të zhdukin llogaridhënien edhe para zgjedhjeve. Perceptimi i publikut është i saktë. Këtu shumica dërrmuese e zyrtarëve të Ramës shkojnë për tu pasuruar. Kush kapet dënohet, por kush mban përgjegjësi për këtë sistem që krijon korrupsionin. Besoj se do të dalin një numër i madh urdhër arrestesh për inceneratorët. Është një kënetë e madhe. Ti që i zgjedh këta njerëz ke ndonjë përgjegjësi? Kush të lë ty të gabosh kaq shumë, nëse e marrim që ai e ka dorën jashtë. Ti që gabon kaq shumë në zgjedhjen e njerëzve, mban ndonjë përgjegjësi

Dako, Ahmetaj apo ngjarje të tjera të bujshme që kanë ndodhur, i tronditin themelet e kësaj qeverie?
Patjetër, unë besoj që po. Njerëzit nuk janë dele, shumica dërrmuese e njerëzve e kuptojnë që korrupsioni masiv rëndon në mirëqenien e tyre. Sigurisht që qeveria e tij merr një njollë nga gjithë këto skandale. Rama është një pemë por kur i shkulen një nga një pemët që e rrethojnë,

Kemi ende një kryeministër me kokën lart?
Rama diçka do të thotë se është kryeministër. Morën një vendim për të lejuar SPAK të hetojë, kjo duhet përshëndetur. PS do të bënte vetëvrasje nëse ndalohet hetimi. Hetimi duhet të normalizohet. Edhe kur del i pafajshëm nga hetimi është një gjë pozitive. Këtu bëhen të gjithë pis, ndërkohë që jo të gjithë janë pis.

Gazeta Sot