Analisti i njohur zbulon tmerrin e Ramës. – “Qeveria është e korruptuar, u bën presion atyre që janë kritikë”.
1 QERSHOR 2022
Analisti Arjan Sulo ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ çështjen e korrupsionit në vend.
Sulo ka sqaruar se mes të tjerash, qeveria aktuale konsiderohet e korruptuar, për sa kohë ka korruptuar zgjedhjet dhe ka menaxhuar keq, në mënyrë të korruptuar buxhetin e shtetit.
Ndërkohë, ish- ambasadori Arben Çeku, e sheh problemin në faktin që nuk ka ndëshkueshmëri mbi korrupsionin në nivele të larta. Sipas tij, korrupsioni duhet parë si një rrezik kombëtar.
Arben Çeku: Tek qytetarët çdo pakënaqësi financash vendim të padrejtë apo çdo lloj tjetër që ka pas saj një pagesë është korrupsion, por në rastin konkret ligjet me pandëshkueshmërisë. Nuk kemi shembuj të niveleve
të larta, të gjithë e dimë që kemi politikanë të nivelit të lartë të korruptuar.
Korrupsioni duhet parë si një rrezik kombëtar.
2015 2016 shqiptarët mbështesnin reformën por realiteti pa akte konkrete i bën të jenë të dëshpëruar.
Ende është shumë punë për të bërë.
90 përqind e shqiptarëve kërkojnë që vettingu i politikanëve mund të sjellë një formë pastrimi.
Arjon Sulo: Korrupsioni një nga zhgënjimet të metat e qeverisë Rama i cili erdhi me kartën e anti-korrupsionit,
një gënjeshtër e madhe që duhet ta kemi ne gazetarët në fokus.
Korrupsioni shpesh ngatërrohet me ryshfetin. Qeveria është e korruptuar sepse fillimisht ka korruptuar zgjedhjet, ka menaxhuar keq buxhetin paratë tona, sepse ka klientë biznesmenë. Që punon me një dorë oligarkësh. Ata të bëjnë shërbim ti i shpërblen.
Ka promovuar krimin e organizuar dhe kriminelët. Ka korruptuar mediat, bën presion atyre që janë kritike dhe shpërblen klientët e saj.
Një nga tmerret e qeverisë është përballja me legalizimet. Në 2017, në vend që të pakësoheshin shtëpitë për tu legalizuar, ishin shtuar. Tek pronat ndarja është një tmerr. Drejtësia fatkeqësisht është gjithashtu e korruptuar, sepse vendimet në një pjesë të saj janë të padrejta, jo se gjyqtarët nuk dinë por korruptohet. Rama në fakt ka pak të drejtë, KÇK është e vërtetë. Prokurorë e gjyqtarë që e dinë se do të ikin nuk kanë ç’të bëjnë tjetër.
Drejtësia e re është e kapur ka hije të kapjes nga qeveria. Drejtësia e re që nuk ka nisur ende ka shumë dyshime se është e korruptuar.
Gazeta Sot