Analisti komenton praninë e Alex Soros në Samitin për Ukrainën: – Kam parë që ai ka akses në çdo qeveri të Ballkanit
28 Shkurt 2028
Analisti Ben Andoni tha se Samiti për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, mund t’i japë kredite Shqipërisë, por njëkohësisht të fashisë problematikat e brendshme, ekonomike dhe sociale. Duke folur në një studio televizive, Andoni komentoi praninë e Aleks Soros-it në Samit, ku tha se pozicioni i tij më duket i paqartë dhe se nuk dihet përse është i pranishëm.
I pyetur mbi praninë e Aleks Soros-it në Samit, Andoni tha:
“Nuk arrij ta kuptoj përfaqësimin e tij, pozicioni i tij më duket i paqartë. Nuk e di çfarë përfaqëson ai. Është këshilltar, apo përfaqëson një institucion si Soros, që ndikon në politikat e jashtme. Kam parë që ai ka akses në çdo qeveri të Ballkanit. Ka ardhur momenti që kryeministrat e Ballkanit të jenë më sovranistë”, tha Andoni.
Gazeta Sot