Analisti malazez bën test ADN-je: Shqiptar apo sllav? – Rezultati provokon debat
1 Tetor 2024
Analisti malazez Ljubomir Filipoviç ka ndezur një debat në Malin e Zi pasi publikoi rezultatet e testit të tij gjenetik, që tregojnë lidhje të forta me origjinën shqiptare. Pasi bëri testin e ADN-së “23andMe”, Filipoviç zbuloi se nga linja e tij atërore mban gjenet më të përhapura tek shqiptarët e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa nga ana amtare ka prejardhje grek.
Deklarata e Plotë e Filipoviçit:
“Prej thjesht kurioziteti, bëra një test ’23andMe’ dhe nuk pati surpriza. Nga ana atërore, mbaj gjenin që haset më shumë tek shqiptarët e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh origjinën e diskutuar të paraardhësit mitologjik të fisit tim, Bijeli Pavle (Pal Bardhi), nga rajoni i Dukagjinit në Kosovë, gjithçka ka kuptim. Nga ana amtare, jam me origjinë greke, diçka që familja serbe e nënës sime e ka ditur gjithmonë.
Filipoviç theksoi se analiza gjenetike tregon se kombësia dhe përkatësia etnike nuk lidhen me gjakun. “Nëse gjenetika do të ishte faktori përcaktues i përkatësisë etnike, unë nuk do të kisha një emër sllav apo të flisja një gjuhë sllave. Paraardhësit e mi, si ata të shumë të tjerëve, kanë kaluar nëpër valë të asimilimit dhe zhvendosjeve.”
Në fund, ai e përmbylli duke thënë: “Kombet nuk kanë të bëjnë me gjakun apo me tokën; ato kanë gjithçka të bëjnë me ndjenjën e përkatësisë.”
Gayeta Dita