Andi Bejtja: Duhet ridimensionuar Opozita, ndryshe përfiton Rama
Andi Bejtja: Duhet ridimensionuar Opozita, ndryshe përfiton Rama
10 shtator 2021
Analisti i njohur Andi Bejta tha sot se “Nëse kryetari i partisë së opozitës është peng, çdo gjë që kemi bërë dhe thënë ne, shumëzohet me zero. Duke qenë peng, shkatërrohet vendi. Duke thënë se është peng, ai justifikohet. Ai duhet të kishte bërë transparencë me elektoratin dhe me partinë. Përveç pengut, këtu është përzier edhe paaftësia. Unë nuk e kuptoj se çfarë fiton Lulzim Basha nga kjo?”- shtoi Bejtja.
“Kjo histori e ka një të mirë, pasi vendimi solli një dinamikë të re në opozitë, pasi opozita ishte kënetë. Të gjitha këto kanë ardhur si mungesë e demokracisë në parti. PD humbi 8 vite për të ardhur tek fjalët që ka thënë Altin Goxhaj para 8 vitesh. Lëvizja e Berishës duhet të ridimensionojë të gjithë shoqërinë, raportet tona me ndërkombëtarët. Ky vend ka nevojë për opozitë me karakter dhe dinjitet. Kjo çështje duhet zgjidhur sa më shpejt është e mundur pasi nuk ka kush i bën opozitë Ramës. Nëse kjo histori zgjatet, i fituari është Rama,” përfundoi Bejtja.
Gazeta Koha e Jone