Andi Bejtja: – Nuk do i marrim erë çdo pordhe ndërkombëtari! –
Andi Bejtja: – Nuk do i marrim erë çdo pordhe ndërkombëtari!
20 Nentor, 2019
Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja duke komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe qëndrimet e Presidentit Meta që ka mbledhur në tryezë faktorët politikë, thotë ndër të tjera se Meta është diga e fundit e demokracisë dhe kushtetutshmërisë në Shqipëri.
“Këtu mjafton të lexosh ligjin për KED dhe e kupton qartazi ato shkelje dhe e kupton që nuk ka nevojë për juristë të mëdhenj. Këto janë shkelje skandaloze dhe Presidenti i ka vënë re këto dhe i ka paditur. Kjo është një shkelje flagrante dhe po vazhdoi kështu shteti do të bjerë fare, nëse në emër të Reformës në Drejtësi shkelen të gjitha ligjet vetëm për të mbushur numrat kjo nuk ka si të jetë një reformë e suksesshme. Dhe këtu ka dy elementë, e para që me këtë miell që po i çojnë Presidentit këta po shkelin ligjin. Dhe e dyta vetë Reforma në Drejtësi mënyra se si u bë ka shumë pikëpyetje të mëdha”,- tha Bejtja.
Gazetari ka komentuar dhe procesin e Vettingut, i cili po përdoret për tu bërë presion gjyqtarëve. “Komisioni i Venecias tha ‘ky lloj Vettingu i bërë në mënyrë të shpejtë intimidon gjyqtarët, krijon probleme, përplasje deri te kapja e forcës që po bën këtë reformë. Sot kemi Gjykatën Kushtetuese që e presim si arbitër se kemi 30 qershorin dhe kemi forcën politike që do të kapë këtë gjykatë. Presidenti Meta është diga e fundit e mbrojtjes së demokracisë dhe kushtetutshmërisë. Ka shumë bashkëfatorë kjo histori. Si ka ardhur puna nuk ka se kush i cakton fajtorët. Edhe nga padia e Metës me këtë prokurori nuk pres diçka të drejtë, prandaj edhe Presidenti mbledh këtë tryezë. Presidenti po sillet si një President i një vendi normal, por ne jemi në një situatë anormale. Kështu që edhe Presidenti një ditë po mendon ta lerë atë institucion dhe të kthehet në rrugë”,- tha ndër të tjera Bejtja.
Në fund analisti i njohur Andi Bejtja shtoi se “Nuk do i marrim erë çdo pordhe ndërkombëtari!”.
Gazeta Koha e Jone