Andi Bushati nxjerr nga binarët live kryeministrin: “Mos i vidh shqiptarët!”. Reagon Rama: “Shpifës!”

08/06/2020

Në emisionin “Open” te Eni Vasilit në Top Channel ishte i ftuar kryeministri Rama përballë Andi Bushatit dhe Enton Abilekaj.

Debati u tensionua keq mes kryeministrit dhe analistit Bushati, kur ky i fundit i kërkoi llogari shefit të qeverisë për ekonominë dhe papunësinë, sidomos kur analisti i tha “të paktën mos i vidh shqiptarët”.

Kryeministri ndërhyri gjithë tërsllëm ndaj analistit, por dukej se u sfazua keq. Megjithatë u mundua të mos e jepte veten.

Sherrnaja vazhdoi gjatë mes tyre, sa Bushati iu drejtua se po bën si garip në kafen e katundit. Por edhe Rama nuk ndenji duarkryq, sepse e akuzoi si mashtrues e gënjështar, gjë që solli një kundër reagim të egër nga Andi Bushati, kur i tha Ramës se “unë nuk jam mik i kriminelëve”!

Koha e Jone