Andi Bushati: Televizionet në duart e tre familjeve të mëdha. –
-“Doli raporti që tre familje kanë 80 përqind të audiencës. Frangaj, Hoxha, Dulaku.-
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për gjendjen e medias në shqipëri dhe përqëndrimin e televizioneve në duart e tre familjeve. Sipas Bushatit, këto tre familje i përdorin televizionet jo në interes të publikut por për të nxjerrë vetëm fitimet e tyre.
“Doli raporti që tre familje kanë 80 përqind të audiencës. Frangaj, Hoxha, Dulaku. Cfarë shihni në televizion janë frytet e tre familjeve. Që televizionet të funksionojnë si kioska të tre familjeve, këtu fillon skandali. Çdo gaz që lëshojnë pushtetarët del në televizionet e tyre. I shërbejnë pushtetit për interesave të tyre. Pronarët e mëdhenj të mediave, janë më shumë se sa fajtorë.
Si shpjegohet që nga mëngjesi që hap sytë, derisa mbyll dritat, po hape një televizion do dalë Erion Veliaj? Sepse ai jep leje ndërtimi, leje për kioska apo ka një gjë në dorë. Jo sepse i intereson publikut, por sepse i intereson këtyre tre familjeve, që kanë marrë televizionet si kioska për të nxjerrë përfitimet e tyre.”
Armand Shkullaku: Edi Rama shpiku kasetat, i pari që kur ishte në Bashki. Ne si media jemi thjesht një kabëll, që kalon gjithcka që vjen gati dhe ne e kalojmë në TV. Tani gjithçka vjen e gatshme, si nga vendi ashtu edhe nga bota, ky është problem i joni. Tani s’kanë nevojë televizionet për gazetar. Edi Rama ishte i pari që shpiku që në bashki që sillte kronikat e para me kaseta, dhe sot e bëjnë të gjithë edhe opozita. Politika i bën presion botuesëve të mediave, por gazetarët apo neësroom nuk i bënë dot presion pronarit.
Shkullaku nuk i kurseu as kritikat e forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Shkullaku: Keni parë në botë që kryetari I bashkisë, në botë të dali tre herë në ditë në tv, herën e parë mbjell tre pemë, herën e dytë mbjell dy pemë, herën e tretë shpërndan supë. Gjithsesi Edi Rama është rekord.