Anëtarësimi i Kosovës në KE/ Vuçiç ‘kërcënon’ sërish: Nëse kjo ndodh atëherë ne do të…
11 MAJ 2022
Dëshira e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës ka ngjallur shumë reagime në Serbi, duke shqetësuar dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.
Më një intervistë ai ka thënë se një aplikim i Kosovës do të ishte “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Vuçiç po ashtu ka shtuar se do të ketë “përgjigje serioze” nëse Kosova aplikon.
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se tanimë Kosova ka 2/3 e votave të nevojshme për anëtarësim në këtë institucion.
Gazeta Shqip