Anëtarët e ish-familjes mbretërore të Greqisë kërkojnë të rifitojnë nënshtetësinë Greke
21 Dhjetor 2024
Anëtarët e ish-familjes mbretërore të Greqisë kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe kanë njohur zyrtarisht sistemin republikan të qeverisjes së vendit, duke e konsideruar një hap historik, 50 vjet pas shfuqizimit të monarkisë.
Mbretit të ndjerë Konstandini II dhe anëtarëve të familjes së tij iu hoq shtetësia greke në vitin 1994, pas një mosmarrëveshje me qeverinë për pronat e mëparshme mbretërore. Ai refuzoi të hiqte dorë nga çdo e drejtë për fronin grek për pasardhësit e tij.
Zyrtari i ministrisë së Brendshme, Athanasios Balerpas, njoftoi se të afërmit e mbretit të ndjerë, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 82 vjeçare, nënshkruan një deklaratë ku njohin qeverinë republikane dhe adoptojnë mbiemrin “De Grece”, që do të thotë “e Greqisë” në frëngjisht.
Megjithatë, zgjedhja e mbiemrit “De Grece” ka shkaktuar reagime nga politikanët e majtë, të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si krijues të “konfuzionit”. Partia Socialiste vlerësoi se ky veprim, pavarësisht heqjes dorë nga titujt dhe pretendimet për fronin, mund të shkaktojë pasiguri ligjore. Po ashtu, Partia e Majtë Syriza e konsideron zgjedhjen e këtij mbiemri problematike, duke theksuar se rendi juridik grek nuk njeh tituj fisnikërie.