Anëtarja vë në diskutim alibinë e Ramës: Nuk merret komiteti i Ekspertve me shifrat dhe statistikat
Anëtarja vë në diskutim alibinë e Ramës: Nuk merret komiteti i Ekspertve me shifrat dhe statistikat
– 25/11/20
Gjatë gjithë kohës së pandemisë, dhe pas denoncimeve, apo kritikave për menaxhimin e saj, kryeministri është mbrojtur, duke nxjerrë përpara Komitetin e Ekspertëve.
Po ashtu, lidhur me manipulimin e shifrave, të të prekurve, apo fataliteteve, Rama sërish ka thënë se janë mjekët dhe komiteti, duke e paraqitur në publik, sikur Opozita dhe Basha po sulmojnë punën e tyre.
Mirëpo mbrëmë, në emisionin Real Story, në News 24, një anëtare e komitetit, Gjerogjina Kuli, e ka hedhur poshtë këtë alibi, duke thënë se ata nuk merren me shifrat.
Sipas saj, të dhënat i kanë QSUT dhe INSTAT, pra agjenci që varen direkt nga qeveria.
“Duhet të ndahen në dy momente. Duhet të sqaroj për publikun, që Komiteti asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes. Të japë informacion për fatalitetet, apo të përpunojë. Ne kemi të njëjtin burim informacioni për fatalitetet, si për popullatën, kalon nga drejtoria e QSUT, INSTAT. Këto janë shifra zyrtarisht, nuk i përpunojmë vlerat e fataliteteve. Apo edhe vlerat e testimeve apo rasteve pozitive. Thjesht bëjmë analizën, pse ka arritur ky pik, çfarë teknikash shkencore duhen përdorur për t’u ndaluar infektimet. Asnjëherë s’kemi pasur debat. Këtë e them me kompetencë. Ne në Komitet asnjëherë s’kemi diskutuar për fatalitetet”, tha Kuli.
Gazeta Mapo