
Anijet e NATO-s zbarkojnë në Vlorë

Anijet e NATO-s zbarkojnë në Vlorë
Nga Edi Ruçi
29 Korrik 2022
Anije të NATO-s kanë zbarkuar në Vlorë ditën e sotme.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se përfaqësues të NATO-s do të zhvillojnë një takim me autoritetet
lokale të Vlorës dhe më pas do të nisin pastrimin e gjirit të Vlorës nga predhat nën ujore të cilat mund
të jenë të paplasura gjatë bregdetit.
Të tilla predha shihen si rrezik nga shpërthimi i tyre duke rrezikuar mjetet lundruese në gjirin e Vlorës.