Anila Hoxha: – Te pakten ajo makina inteligjente qe te grin me gjoba per mbishpejtesi, tu coje ndonje gjobe vrasesve”.
18 Korrik 2022
Anila Hoxha del me deklaratën e papritur: Kush është ai trim…
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë për të gjithë ata që kanë informacione të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes së djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetarja e njohur Anila Hoxha e cila ironizon situatën kriminale në vend teksa shkruan “me gjithë këto grabitës e njerëz të armatosur vërdallë, kush është ai trim qe con 3 milionë lekë në shtëpi?”.
“Mire e ka policia, premton 3 milione leke per qytetaret qe dine ndonje gje mbi atentatin e tre-fishte . Halli eshte : me gjithe keto grabites e njerez te armatosur verdalle, kush eshte ai trim qe con 3 milione leke ne shtepi?
E dyta, te pakten ajo makina inteligjente qe te grin me gjoba per mbishpejtesi, tu coje ndonje gjobe vrasesve” shkruan gazetarja në postimin e saj në rrjetet sociale.
Kujtojmë që atentati i djeshëm në mbikalimin e Fushë-Krujës ka tronditur opinionin pasi la të vdekur tre persona. Nga atentati mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Atentati ka qenë i mirëmenduar, dhe dyshohet se është planifikuar më herët, ndërsa autorët kanë mbajtur nën vëzhgim prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra kryesore.
Makina e autorëve ndaloi para mjetit të Martinajt, dhe prej saj zbritën tre persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe njëri me “MP5”. I katërti besohet se qëndroi brenda makinës në gatishmëri për t’u larguar.
Pasi zbrazën mbi 50 plumba ndaj shënjestrës, autorët dyshohet të kenë qenë po ata që i vunë zjarrin makinës së viktimave.
Gazeta Panorama