Ankohej për dhimbje, mjekët gjejnë 187 monedha në stomakun e pacientit
30 Nentor 2022
Mjekët në Indi kanë nxjerrë 187 monedha nga stomaku i një pacienti. “The Mirror” raporton se burri kishte gëlltitur monedha me vlera të ndryshme përpara se familja ta dërgonte në spital për shkak se ankohej nga dhimbjet e stomakut.
Doktorët u shtangën kur zbuluan se kishte kapërcyer 1.5 kg monedha për një periudhë 2-3 mujore të cilat i kishin shkaktuar të vjella të shumta dhe fryrje.
Monedhat e nxjerra pas ndërhyrjes që zgjati rreth dy orë mund të shihen në tabakanë kirurgjikale. Në një foto tjetër nga endoskopia duken edhe monedhat e grumbulluara në stomak.
“Ai vuan nga një problem psikiatrik. I kishte gëlltitur monedhat për rreth 2-3 muaj. Stomaku ishte tejet i zmadhuar. Shumë prej monedhave kishin ngecur në pjesë të ndryshme të tij. Pas operacionit, pacienti mori trajtim për dehidratimin dhe ndërlikime të tjera të vogla, por është në gjendje të qëndrueshme”, u shpreh kirurgu.
Gazeta Dita