Anlgezi kalon 10 vjet duke fotografuar bunkerët në Shqipëri, imazhet i boton në një libër. –
Anlgezi kalon 10 vjet duke fotografuar bunkerët në Shqipëri, imazhet i boton në një libër. –
Një shkrim i ditëve të fundit i britanikes Daily Mail, ka në fokus Shqipërinë, ku nëpërmjet disa fotografive tregon se çfarë kanë bërë shqiptarët me 175.000 bunkerët ushtarakë që janë ndërtuar gjatë periudhës komuniste.Gjatë udhëtimeve të dhjetë viteve të fundit të tij në Shqipëri, fotografi britanik Robert Hackman ka fotografuar 250 prej bunkerëve.
Fotografitë e realizuara në vendin tonë i ka publikuar në një libër të quajtur Metamorphosis, ku i përshkruan bunkerët si një dokumentim të triumfit të popullit mbi shtypjen.
Më shumë se 25 vjet nga rënia e komunistëve, bunkerët janë shndërruar në bare, restorante, tualete publike, hotele, muze dhe shtëpi. Ndërsa punonte për Komisarin e Lartë të Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në 2001, Hackman vuri re se si shqiptarët kishin ripërdorur bunkerët dhe vendosi t’i fotografonte.
Ai tha: “E dija që ishte çështje e pazakontë dhe do të ishte një projekt të shkëlqyer fotografik”.
Ai e nisi këtë projekt në vitin 2008, ku fluturoi nga Londra për në Tiranë. Gjatë kohës që ai qëndroi në Shqipëri në kërkim të bunkerëve, kuptoi se ata po fillojnë të zhduken shpejt.
“Unë besoj se vendi ka humbur një mundësi për t’i ruajtur kujtimet për të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë periudhës komuniste dhe gjithashtu mohuan një mundësi të artë që bunkerët mund t’i sillnin turizmit’’, ka deklaruar fotografi.