11 Mars 2025

Gazetari Anri Bala, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka komentuar lëvizjen e fundit të kryeministrit Edi Rama për të futur deputetët e vjetër të PS-së në listat e hapura, ndërsa në vendet e sigurta të vendosë figura më pak të njohura.

Bala theksoi se për deputetët e rinj duhet të ekzistojnë kritere të qarta, pasi shumë prej atyre që kanë pasur mandate të njëpasnjëshme nuk përfaqësojnë realisht askënd.

“Shumë deputetë janë thjesht figura të pavëna re, që nuk u dimë as emrat dhe duken si ‘idiotë të dobishëm’ që vetëm ngrenë kartonin sa herë duhet kaluar një ligj. Një parlament me ‘petale’, me njerëz pa eksperiencë, nuk ka sens. Ky lloj Parlamenti është lehtësisht i kontrollueshëm nga Rama,” – u shpreh Bala.

Ai shtoi se brenda Partisë Socialiste mund të krijohet një grup i brendshëm paralel, i cili mund të funksionojë si një grup satelit, me një ministër që kontrollon disa deputetë dhe që në një moment të caktuar mund të shkëputet nga Rama për të krijuar një fraksion të ri parlamentar.

“Në këtë kontekst duhen parë se brenda PS do ketë një grup parlamentar që ka një grup parlamentar brenda. Mund të krijohet një grup satelit, me një ministër që mund të ketë njerëzit e tij dhe në një moment të caktuar mund edhe të shkëputet nga Rama duke krijuar grupin e vetë parlamentar në Kuvend”, shpjegoi ai