5 Shtator 2024

Ansambli “Myzeqeja” nga Fieri u dallua në Festivalin Ndërkombëtar të Valles, mbajtur në Inegöl të Bursës, duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare.

Ky festival ndërkombëtar bashkoi artistë nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, duke ofruar një platformë të shkëlqyer për shfaqjen e traditave dhe artit shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, mbajti një fjalim falenderues, duke shprehur mirënjohjen për organizimin e shkëlqyer nga z. Serkan Ay dhe për pritjen e ngrohtë nga homologu i Inegölit, z. Alper Taban. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe tregtare mes Fierit dhe Inegölit, duke e konsideruar festivalin si një mundësi të rëndësishme për të ndarë dhe promovuar kulturën shqiptare.