Moti “përvëlues” që ka mbërthyer vendin tonë parashikohet të zgjasë edhe për ditët e para të javës që

presim përpara. Megjithatë, në pjesën e dytë të javës Anticikloni Afrikan fillon dhe tërhiqet gradualisht,

ndërsa pritet edhe rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e kësaj jave (përjashtuar ditën e Premte) parashikohet kryesisht

i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Dita e Premte

parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe të dendura.

Në relievet kodrinore – malore të vendit vranësirat nga mesdita deri pasdite do të jenë hera-herës deri

të dendura. Ato do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra në formën e

shtrëngatave.

Por, në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në

formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Për tu theksuar janë disa fakte: ditët më të nxehta të kësaj jave do të jenë ajo e Hënë dhe pjesërisht ajo e

Martë më pas pritet rënie graduale e temperaturave në vlerat e mesditës. Për shkak të lagështirës relativisht

të lartë ndjesia e temperaturave për trupin e njeriut do të jetë disa gradë më e lartë se sa ajo reale e matur

nën hije në kafazin meteorologjik. Duke filluar nga dita e Mërkurë pritet erë me drejtim kryesor nga

kuadrati i veriut e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrinë shpejtësi deri në 7-10m/s, shpejtësi

kjo relativisht intensive.