Antitrupat e lamave luftojnë të gjitha variantet e Covid
Antitrupat e lamave luftojnë të gjitha variantet e Covid
25 GUSHT 2021
Antitrupat lamave mund të luajnë një rol thelbësor në luftën globale kundër COVID-19, nëse provat klinike që po kryhen nga një kompani biomjekësore belge do të japin të njëjtin rezultat si testimet paraprake në laborator.
Studiuesit nga Qendra VIB-UGent për Bioteknologjinë Mjekësore në Gent thonë se antitrupat e nxjerrë nga një lama në testet laboratorike kanë reduktuar intensitetin e virulencës së infeksioneve të koronavirusit, përfshirë nga variantet e reja.
Teknologjia, e cila do të plotësonte dhe jo do të zëvendësonte vaksinat duke mbrojtur njerëzit me sistem imunitar më të dobët dhe duke trajtuar njerëzit e infektuar në spital quhet nga kompania që qëndron pas saj si “lojë ndryshuese”.
Antitrupat jashtëzakonisht të vegjël të llamas janë në gjendje të lidhen me një pjesë të caktuar të proteinave të virusit dhe pengojnë riprodhimin e virusit. Përveç kësaj, antitrupat gjithashtu treguan “aktivitet të fortë neutralizimi” kundër variantit shumë infektiv Delta.
Studiuesit presin që provat klinike te vullnetarë të shëndetshëm, të filluara javën e kaluar në partneritet me kompaninë farmaceutike belge UCB, së bashku me ato në pacientët e shtruar në spital të kenë të njëjtin efektivitet.
“Llama dhe anëtaret e tjera të familjes së deveve prodhojnë versione të antitrupave konvencionalë që janë më të vegjël, më të qëndrueshëm, më të lehtë për t’u riprodhuar dhe më të gjithanshëm se ato të gjitarëve të tjerë, tha udhëheqësi i grupit VIB-UGent, Xavier Saelens.
“Madhësia e tyre e vogël u lejon atyre të arrijnë objektivat, të arrijnë pjesë të virusit që janë të vështira për t’u arritur me antitrupa konvencionale”, tha ai për Reuters.
Kërkimi për një trajtim COVID-19 pason studimet nga viti 2016 në antitrupat e lamës për të luftuar koronaviruset SARS dhe MERS. Kompania franceze Sanofi pagoi në 2018 3.9 miliardë euro për Ablynx, një kompani mjekësore me bazë në Gent, e specializuar në kërkimin e antitrupave të lamave.
Gazeta Shqip