
Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive, vjen reagimi i menjëhershëm i ministres së Jashtme të Kosovës
14 Qershor 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Gërvalla citoi thënien e babait të saj, Jusuf Gërvallës duke thënë se rruga drejt ndershmërisë është më e vështirë.
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, ku u mundue për nder, nder ka gjetë”.
Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, anulimi u bë i njëanshëm.
Gazeta Sot