Anullohen pushimet e mesuesve.- Publikohet mesazhi dhe zbulohet si po kërcënohen mësuesit: Rama në tmerr e panik.
3 Korrik 2022
Luciano Boçi shkruan se Edi Rama po kërcënon mësuesit duke i urdhëruar që më 7 Korrik të paraqiten në shkollë dhe të mos marrin pjesë në protestë.
Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuesje nga Fieri.
Postimi i Luciano Bocit
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.
Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.
Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.
Ai e di që joshja nuk mjafton.
Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.
Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht mesuesit janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.